Rrahën punonjësit e policisë rrugore, prangosen dy të shpallurit në kërkim
Policia ka arrestuar sot dy persona që ishin shpallur në kërkim policor për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtimi me forcë i punonjësit të policisë”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, “lokalizuan vendndodhjen dhe në orët e vona të mbrëmjes kapën dhe ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim policor : A.S., 22 vjeç, dhe A.D., 30 vjeç, banues në Bulqizë”.
Kapja dhe ndalimi i tyre u bë pasi me datë 22.04.2022, në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe shtetasin I.L ( i arrestuar ditën e ngjarjes), kundërshtuan me forcë dhe goditën punonjësit e policisë rrugore duke u shkaktuar dëmtime trupore, me qëllim që mos shoqërohej në Komisariat drejtuesi i automjetit.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



