E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrahu brutalisht fëmijën 3-vjeçar të gruas me të cilën bashkëjetonte, Gjykata e Tiranës dënon me 12 vite burg 35-vjeçarin
Lajme

Rrahu brutalisht fëmijën 3-vjeçar të gruas me të cilën bashkëjetonte, Gjykata e Tiranës dënon me 12 vite burg 35-vjeçarin

Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke dënuar me 12 vite burg, 36-vjeçarin Alfred Kazanxhiun i cili në prill të vitit 2020 ka rrahur brutalisht 3-vjeçarin me iniciale E.H. i cili përfundoi në spitalin e Traumës.

Në bazë të gjykimit të shkurtuar, atij i është ulur dënimi me 1/3 ndaj do të vuajë vetëm 8 vite burgim.

Ngjarja e rëndë është shënuar në kryeqytet në muajin prill të 2020. Ai u vu në pranga pasi ka dhunuar barbarisht djalin 3-vjeçar të bashkëjetueses duke i thyer tre brinjë, siç raportuan burimet mjekësore, ndërkohe qe fëmija përfundoi në spital në gjendje të rëndë.

Gjatë seancave gjyqësore, 36-vjeçari i ka mohuar akuzat.

NJOFTIMI PËR MEDIAN

Me datë 24.04.2020, rreth orës 12:00 në Spitalin e Traumës ka shkuar për ndihmë mjekësore, viktima e mitur e moshës tre vjeç, me iniciale E.H. Viktima ka pasur fraktura të ndryshme dhe ka qënë në gjëndje të rëndë shëndetësore. Për këto dëmtime që kanë ardhur si rrjedhojë e dhunës fizike, akuzohet  bashkëjetuesi i nënës së tij, i pandehuri me iniciale A.K.

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur  me çështjen penale me të pandehur  A.K , i akuzuar për kryerjen e veprave penale  të “Keqtrajtim i të miturit”, e parashikuar nga neni 124/b/3 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë,  me vendimin nr. 897  datë 06.04.2021 ka vendosur:

– Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K për kryerjen e veprës penale të “Keqtrajtim i të miturit”, e parashikuar nga neni 124/b/3 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni, dënimin e të pandehurit  me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri A.Kdënohet me 8 (tetë) vjet burgim.

-Vuajta e dënimit për të pandehurin fillon nga dita e ndalimit te tij, të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri  me iniciale A.K, i cili  kërkoi  ndryshimin e vendimit, duke ndryshuar cilësimin juridik të veprës nga “Keqtrajtim i të miturit” në atë të “Braktisje e të miturit”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Ilir Toska  dhe anëtar znj. Valdete Hoxha dhe znj.Elbana Lluri, me vendimin nr.7 datë  17.01.2022 vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 897 datë 06.04.2021, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.