E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrahu një vit më parë grabitësin, sportistja nuk pendohet
Publik News

Rrahu një vit më parë grabitësin, sportistja nuk pendohet

Ajo shprehet se veproi në vetëmbrojtje dhe për t’i sensibilizuar femrat për të reaguar në rast dhunimi apo kërcënimi. Në një deklaratë për mediat amerikane, braziliania shton se kritikat e mediave për dhunimin e grabitësit e kanë ndihmuar të bëhet më e fortë.

“Mbaj mend çdo gjë nga ajo ngjarje. Duket sikur ka ndodhur dje. Vëmendja rreth ngjarjes nuk zgjati shumë, por njerëzit vazhdojnë pyesin akoma. Mendoj se ishte gjëja e duhur për t’iu treguar grave se mund të jenë të aftë për të mbrojtur veten. Të bësh gjënë e duhur apo të gabuar do të ketë gjithmonë kritika. Por mbi të gjitha kjo vëmendje më bëri mirë”, shprehet 27-vjeçarja.

Një vit më parë, Viana u kërcënua nga një grabitës, i cili i kërkoi telefonin, por ajo u kundërpërgjigj duke e goditur me 2 grushta dhe një shkelm.

Fotot e grabitësit-viktimë u përhapën në të gjitha rrjetet sociale dhe u pa se ai ishte lënduar vërtet keq.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.