E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëfehet ish-prostituta, numri i kalon 10 mijë burra
Lajme

Rrëfehet ish-prostituta, numri i kalon 10 mijë burra

39-vjeçarja Gwyneth Montenegro nga Australia është një ish-prostitutë dhe thotë se ka fjetur me mbi 10.000 burra të ndryshëm.

Dhe ish-prostituta ka shkruar një libër që zbulon gjithçka nga puna në këtë industri.

Montenegro thotë se e shkroi librin e saj “The Secret Taboo”, me shpresën e përcjelljes së njohurive të saj dhe fuqizimin e prostitutave të reja, të cilat janë zhgënjyer, hidhëruar dhe janë pa asnjë lek në xhep.

Megjithatë, libri është kritikuar  nga shumë njerëz që pretendojnë se ai i mëson dhe shtyn gratë që të prostituohen.

Por, Montenegro thotë që ka të bëjë më shumë vetëm për të qenë financiarisht të suksesshëm.

Për Daily Mail ish-prostituta ka thënë:

Zgjodha të mësoja zonjat e reja se si të mbijetojnë si një eskortë. Ok, jo vetëm për të mbijetuar, por për t’u mësuar hiletë e nevojshme që të fitojnë shuma marramendëse parash nga kjo industri.

Nuk ka nevojë të jeni femra më “e nxehtë”, për sa kohë ju jeni të pastra, pra pa ndonjë sëmundje ngjitëse, të sigurta në vetvete, keni një energji të pashtershme dhe jeni profesioniste…kjo është gjithçka që u duhet.

Ka shumë gra të ndryshme të të gjitha formave, moshave, madhësive dhe prejardhjeve që kanë ndërtuar pasuri vetëm duke përdorur trupin e tyre.”

Gwyneth Montenegro thotë që nuk është e vërtetë se burrat janë të interesuar vetëm për femrat e reja.

Ajo beson se është gjithashtu një mit që të gjithë njerëzit duan “shërbime të çuditshme”.

Në vend të kësaj, shumica e klientëve të Montenegros thjesht duan të ndihen të dëshiruar, të nevojshëm dhe të kërkuar.

Ata duan dikë që mund të kenë një bisedë dhe lidhje të duhur me të.

Vështrimet e Montenegros për këtë industri mund të kenë për qëllim fuqizimin e grave, por shumë njerëz kanë frikë se libri do t’i inkurajojë gratë që të shesin trupin e tyre vetëm për para.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.