E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëfimi prekës i  Flutura Açkës: Sado mundohem të jem e fortë…
Publik News

Rrëfimi prekës i Flutura Açkës: Sado mundohem të jem e fortë…

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka ka komentuar për herë të parë largimin e Grida Dumës nga parlamenti, pasi u shfaq e përlotur në fjalimin që ish kolegia e saj mbajti në kryesinë e Kuvendit pas dorëzimit të mandatit.

Ajo është shprehur se nuk e mendonte se Grida Duma kishte arritur të merrte një vendim edhe pse dinte që ajo mund të largohej.

“Lotët e mi ishin goditje e momentit. Dija diçka, por nuk ma merrte mendja që e kishte marrë vendimin… edhe zëri i dridhur i Gridës dhe të gjitha bashkë, kjo ishte arsyeja e emocionit. Është vendim personal i saj. Megjithatë, ajo vazhdon të jetë në politikë dhe nga ai front”, është shprehur ajo në emisionin “Goca dhe Gra”.

Nga ana tjetër deputetja u shpreh se as ajo nuk e gjen veten në mjedisin e krijuar në Partinë Demokratike duke theksuar se kishte pasur në mendje diçka tjetër.  “Kam përshtypjen se mjedisi në PD nuk është akoma aq i shtruar sa të jetë dashamirës. Kjo është një nga arsyet mendoj unë. As unë vetë nuk e gjej veten, nuk jam në ujëra aq të sigurta. Projeksioni im ishte ndryshe”.

Ajo u pyet se cila do të ishte arsyeja që do e detyronte të largohej nga politika ku u përgjigj shkurt se një gjë të tillë do ta bënte vetëm për librin.

Açka bëri edhe një rrëfim prekës për humbjen e djalit të saj pak vite më parë dhe librin që i ka dedikuar atij. “Se di e vetmja është thyerja që ka ndodhur në jetën time dhe më është dashur të ndalem të mendoj nëse duhet ta ndaj me lexuesin atë që që është brenda dhe nëse duhet ta them atë që ka ndodhur në prapaskenë a jam vërtetë ajo gruaja e fortë që sheh lexuesi e publiku, apo jam një njeri i dobët i kësaj bote. Libri “Biri” që kam botuar në vitin 2020 tregon se sado e fortë të jem në fund të fundit në substancë jam nënë”, u shpreh shkrimtarja e prekur në programin “Goca & Gra”.

Demokratja komentoi edhe debatet e shumta pas publikimit të librit të Ermal Mamaqit ku theksoi se nuk mund të gjykohet akoma pa u publikuar.

“Kritika gjithmonë ndikon pasi të publikohet libri, pasi të lexohet jo në rastin e Ermalit që akoma nuk është botuar. Nuk mund të gjykohet libri para se të publikohet, por kritika e orienton lexuesin. Ky është një debat I hapur por nuk mund të gjykoj sepse nuk e kam lexuar librin. Por kam përshtypjen shyqyr që botohen librat. Libri për fat të mirë nuk është as frut as perime dhe nuk prishet mund të rrijë në vitrinë. Një libër nuk mund ta shkruajë vetëm një shkrimtar i mirëfilltë, shkruaj një libër sepse ti sjell në botë që ne nuk e njohim, na sjell prapaskenat e gjërat që nuk I dimë. Secili të shkruajë si të dëshirojë dhe tregu do e vendosë e merr apo nuk e merr”, deklaroi ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.