Rrëmuja në Kuvend, Nikolla mbyll seancën plenare pas 20 minutash
Lindita Nikolla ka mbyllur seancën plenare të ditës së sotme, vetëm 20 minuta pas nisjes së saj.
Ajo tha se seanca e radhës do të njoftohet në orët në vijim.
Ndërkohë edhe sot në Kuvendin e Shqipërisë situata ishte një kaos, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren duke kthyer karriget përmbys, si dhe hodhën tymuese
Mes tensioneve dhe kaosit po zhvillohet seanca e sotme plenare.
Deputetja e PD i është drejtuar kolegëve të saj të opozitës duke u thënë se janë kamikazë, dhe se i kanë vënë bombën parlamentit.
“Jeni kamikazë, i keni vënë bombën parlamentit”, tha Ina Zhupa.
Pas përplasjeve verbale në sallë mes deputetëve të PD dhe PS, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kaloi për votim të gjitha nismat e parashikuara për këtë seancë.
Mes tymit në sallë deputetët socialist votuan projektligjet vetëm pas 20 minutash nga nisja e seancës pleanare.
Me votat e mazhorancës janë rrëzuar 6 projektligje të depozituara nga opozita.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



