E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëshen/ Dyshohet se të shtënat në kishin objektiv nipin e Kastriot Reçit, po udhëtonte me makinë të blinduar
Flash

Rrëshen/ Dyshohet se të shtënat në kishin objektiv nipin e Kastriot Reçit, po udhëtonte me makinë të blinduar

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me të shtënat me armë zjarri që u regjistruan mbrëmjen e sotme në  Rrëshen.

Shtetasit Martin dhe Enrik Bardhaj kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit Sajmir Reçi.

Ky i fundit është nipi i biznesmenit Kastriot Reçit, i cili u ekzekutua me snajper në vitin 2020 në Rrëshen. Mbrëmjen e sotme nipi i tij Sajmiri iu ka mbijetuar plumbave, por teksa tentoi të largohej ka humbur kontrollin e automjetit të blinduar me të cilin po lëvizte dhe është përplasur me bordurën e rrugës.

Konflikit në fillim ka nisur mes dy të rinjve të fiseve Reçi dhe Bardhaj por më pas ka agravuar në përdorimin e armëve. Edhe në të kaluarën mes dy fiseve ka patur debate.

Policia ka shpallur në kërkim babë e bir, shtetasit Martin dhe Enrik Bardhaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.