Rreshjet e dendura të dëborës izolojnë Europen
Rreshjet e dendura të dëborës gjatë ditës së djeshme dhe të sotme kanë bllokuar disa nga rrugët dytësore që të çojnë në Londër, Zurich , Gjermani dhe vendet nordike.
Mediat angleze raportojnë se pjesa më e madhe e Anglisë është përfshirë nga një i ftohtë i acartë që ka bllokuar disa aeroporte dhe rrugë kryesore.
Mes tyre janë aeroporti i Glasgout që i ka pezulluar fluturimet pjesërisht dhe disa rrugë që lidhin kryeqytetin e Anglisë me qytetet e tjera në vend.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



