E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëshqitje masive dherash në Kukës, mbeten të bllokuara 20 familje në Kukës
Lajme

Rrëshqitje masive dherash në Kukës, mbeten të bllokuara 20 familje në Kukës

Fax News raporton se si pasojë e shirave, ka pasur rrëshqitje masive dherash dhe gurësh në Grykën e Vanave dhe Grykën e Valbonës.

Rritje e liqenit ka bllokuar rrugën dhe si pasojë kanë mbetur të bllokuar 20 familje të fshatit Breg-Lum në Kukës.

Mësohet se kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin. Nuk raportohen probleme në furnizimin me energji elektrike, pasi liqeni i Fierzës ndodhet në kuotën e 295.50 cm.

Në punë janë 4 agregate, ndërsa prurjet janë 600 meter kub në sekond.

Po prodhohet me kapacitet të plotë dhe aktualisht nuk ka shkarkime.

Mësohet se liqenit të Fierzës i duhet edhe 50 cm që të arrijë kuotën maksimale.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.