Rreth 20 % e testeve të shpejta rezultojnë pozitive
Prej disa ditësh në kryeqytet kanë filluar të bëhen testet e shpejta. Nga epidemiologët mësohet se kryhen rreth 600 testime në ditë. Nga statistikat e nxjerra deri tani rezulton se në kryeqytet afro 20 % e persona të testuar me test të shpejtë për Covid rezultojnë pozitiv.
Për ta shpjeguar me mirë këtë çështje epidemiologu Rexhep Muja thotë se një personi, pasi kryen testin e shpejtë, mund t’i rekomandohet të bëjë edhe PCR-në apo siç njihet ndryshe tamponin.
“Për rrethin e Tiranës po ta llogarisësh rreth 600 teste mund të jetë një përqindje pozitiviteti mesatar. Që mund të variojë, 15-20 % në ditë. Shikojmë edhe kuadrin klinik të pacientit pasi ka pacientë që kanë nevojë edhe për PCR dhe rekomandojmë edhe PCR. Kur e shikojmë që i sëmuri ka shenja dhe me rapid test del negativ dhe është negativ me rapid test , rekomandojmë PCR”, është shprehur Rexhep Muja.
Sipas epidemiologëve pjesa më e madhe e qytetarëve të dyshuar për Covid po testohen me testet e shpejta Covid.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



