E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrezikoi pushuesit, gjobitet drejtuesi i Jet Ski-së në Velipojë
Lajme

Rrezikoi pushuesit, gjobitet drejtuesi i Jet Ski-së në Velipojë

Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare dhe Stacionin e Policisë Kufitare në Velipojë, kanë shtuar kontrollet dhe patrullimet përgjatë vijës bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë për pushuesit.

Gjatë një patrullimi rutinë, policia është njoftuar nga qytetarët se një mjet lundrues tip Jet Ski po lëvizte shumë pranë bregut, duke rrezikuar personat që ndodheshin në plazh.

Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet policore kanë ndërhyrë dhe kanë identifikuar mjetin, i cili drejtohej nga shtetasi me inicialet R. Gj.

Në përfundim të verifikimeve dhe procedurave administrative, drejtuesi i Jet Ski-t është ndëshkuar me një gjobë prej 100.000 lekësh të rinj, për shkelje të rregullave të sigurisë në zonat bregdetare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.