E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrezikoi pushuesit, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi i gomones
Lajme

Rrezikoi pushuesit, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi i gomones

Një shkelje e rëndë e rregullave të sigurisë detare është ndëshkuar në Ksamil, ku një person ka hyrë me gomone brenda perimetrit të rezervuar për pushuesit në Gjirin e Hartës, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Ngjarja u filmua nga qytetarët, të cilët e denoncuan menjëherë pranë Policisë së Shtetit. Pas njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare ndërhynë duke identifikuar drejtuesin e mjetit lundrues dhe duke marrë masat përkatëse.

Sipas autoriteteve, drejtuesi kishte shkelur rregullat e lundrimit duke hyrë në një hapësirë të dedikuar ekskluzivisht për pushuesit, çka përbën rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë në plazh.

Për këtë shkelje, atij iu vendos një masë administrative prej 500 mijë lekësh, ndërsa gomonia u bllokua nga autoritetet.

Policia Kufitare apelon për respektimin rigoroz të perimetrit të sigurisë në zonat bregdetare, duke theksuar se kontrollet do të vijojnë gjatë gjithë sezonit turistik dhe çdo shkelje do të ndëshkohet sipas ligjit në fuqi.

Gjithashtu, autoritetet falënderojnë qytetarët për denoncimet, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit për parandalimin e rasteve që rrezikojnë jetën dhe sigurinë e pushuesve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.