E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrihet barabarisht nga vellai i mafiozit, gazetari i “Rait”
Sport

Rrihet barabarisht nga vellai i mafiozit, gazetari i “Rait”

Gazetari i televizionit “Rai” në Itali ka përfunduar me hundë të thyer, nga pjesëtari i një klani mafioz. Kjo ka ndodhur si pasojë e një pyetje, që ai i ka drejtuar atij. Pyetjet që gazetari ka bërë kanë qenë kryesisht të lidhura me aktualitetin politik, por Roberto Spada mesa duket nuk ka duruar më dhe ka filluar të qëllojë gazetarin dhe më pas kameramanin.

Dy të dëmtuarit janë pjesë e televizionit Rai dhe punojnë në programin “Nemo.”

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Ostia, provincë e kryeqytetit Italian Romë, e cila do të zhvillojë votimet vetëm pas dy vjetësh pasi situata nuk ka asnjë përmirësim lidhur me mafian.

Gazetari Daniele Piervincenzi ka shkuar menjëherë në spital me fraktura në hundë, kurse kameramani që e shoqëronte ka pësuar dëmtime të lehta.

Mediat italiane raportojnë se Roberto Spada është vëllai i vogël i kreut të klanit mafioz Carmine, “romoletto” i cili ndodhet në burg i dënuar me dhjetë vjet.

Ndaj agresorit ka nisur menjëherë hetimi por ai mund të mos arrestohet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.