E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rriten çmimet e ushqimeve
Publik News

Rriten çmimet e ushqimeve

Gjatë muajit janar, çmimet e produkteve të shportës bazë të mallrave u rritën me 1.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Instituti i Statistikave publikoi sot ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Janar 2020 është 1,5 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,9 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Janar 2020, krahasuar me Dhjetor 2019, është 1,9 %. Rritja e çmimeve në janar ka ardhur nga ushqimet, të cilat u shtrenjtuan pasi mbaroi prodhimi vendas dhe e qirave, pasi tërmeti i 26 nëntorit nxori shumë familje të pastreha, që iu drejtuan tregut të qirave.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit, sipas INSTAT: Rritja vjetore e çmimeve në muajin Janar është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,92 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,31 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar +0,07 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje secili. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Dhjetor 2019, çmimet e grupit

“Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 4,4 %,

“Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,3 %,

“Pije alkolike dhe duhan” me 0,6 %,

“Hotele, kafene dhe restorante” me 0,3 %

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.