E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rritet  çmimi i biletave në Rinas  deri në 455 euro
Lajme

Rritet çmimi i biletave në Rinas deri në 455 euro

Pavarësisht se kompanitë shqiptare të fluturimit shpesh nuk ofrojnë shërbime në cilësinë e duhur dhe përshihen në skandale, çmimet e biletave kanë prekur majat. Mjafton të hysh në sistemin e blerjes së biletave dhe shihet se për muajin gusht biletat vajtje-ardhje do të rriten në mënyrë të shpejtë.

Sidomos për emigrantët, tarifat janë shumë të pafavorshme, pasi udhëtimi drejt Rinasit është shumë i shtrenjtë në fillim të muajit gusht dhe largimi nga Tirana kushton edhe më shumë në fund të muajit, duke qenë mesatarisht mbi 200 euro vetëm një drejtim.

Konkretisht, biletat vajtje-ardhje të kushtojnë mesatarisht mbi 150 euro, duke arritur dhe në 455 euro në destinacione turistike si Spanja.

Ndërkohë vërehet se edhe kompanitë “low cost” si Wizz Air kanë shënuar rekorde të reja çmimesh dhe nuk janë aq të lira sa pritet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.