E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rritja e çmimeve, Tabaku: Shqiptarët po varfërohen, por Rama mbron oligarkët dhe nuk ul taksat, protesta është rruga e duhur
Lajme

Rritja e çmimeve, Tabaku: Shqiptarët po varfërohen, por Rama mbron oligarkët dhe nuk ul taksat, protesta është rruga e duhur

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar me anë të një video të publikuar në rrjetet sociale në lidhje me rritjen e çmimit të naftës dhe ushqimeve në vendin tonë.

Tabaku shkruan se shqiptarët varfërohen por Rama sipas saj zgjedh të mbrojë oligarkët dhe nuk pranon të ulë taksat.

Ajo thekson se protesta është rruga e duhur dhe mjeti më i mirë përballë arrogancës së qeverisë.

Statusi i Jorida Tabakut

Nafta rritet, çmimet e ushqimeve shtrenjtohen shqiptarët varfërohen por Rama mbron oligarkët dhe nuk ul taksat.

Me to paguan koncesionet/PPP te oligarkëve që pasurohen në kurriz të shqiptarëve!

Protesta është rruga e duhur dhe mjeti më i mirë përballë arrogancës së qeverisë!

Ndal taksës së korrupsionit!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.