E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rritja e çmimit të energjisë/ Berisha: Të gjithë në këmbë më 12 nëntor
Lajme

Rritja e çmimit të energjisë/ Berisha: Të gjithë në këmbë më 12 nëntor

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi se rritja e ndjeshme e çmimit të enregjisë është një tatim i jashtëzakonshëm mbi konsumatorët.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve të ngrihen në protestë më 12 nëntor.

“Jo tatimit të jashtëzakonshëm mbi konsumatoret!

Të dashur miq, tarifa 4 herë më e lartë për mbi 800 kw/orë është tatim i jashtëzakonshëm mbi konsumatorët.

T’i vendosesh konsumatorëve privatë një çmim 4 deri në 5 herë më të lartë po qe se ata tejkalojnë kufirin prej 800 kwh në muaj, nuk është një çmim, por absolutisht një tatim i jashtëzakonshëm mbi shqiptarët.

Ky nuk është një çmim i caktuar nga mekanizmat e tregut, por një çmim i diktuar nga vjedhjet e Edi Ramës. Ai po tallet me durimin dhe nervat e shqiptarëve.

Të gjithë në këmbë më 12 nëntor kundër Edi Ramës!” shkruan Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.