E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rritja e çmimit të naftës, shpërthen Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi!
Lajme

Rritja e çmimit të naftës, shpërthen Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi!

Ndërsa në tregjet ndërkombëtare çmimi i naftës ka shënuar rënie, në Shqipëri situata duket të jetë e kundërt. Në bursat globale, çmimet e karburanteve ranë pas deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se përplasja me Iranin mund të përfundojë shumë shpejt, duke qetësuar tregjet dhe duke ulur presionin mbi çmimet.

Megjithatë, në tregun shqiptar është regjistruar një tjetër rritje. Në pikat e shitjes së karburanteve, një litër naftë po tregtohet rreth 198 lekë, duke u rritur me rreth 25 lekë për litër brenda vetëm një jave.

Për këtë situatë ka reaguar deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka bërë një denoncim publik, duke kërkuar ndërhyrje për të ndalur rritjen e çmimeve dhe duke akuzuar kompanitë e tregtimit të karburanteve për abuzim me tregun.

Sipas tij, depozitat e kompanive janë furnizuar më herët, kur çmimi në bursë ishte më i ulët, por karburanti po shitet me çmimin aktual të tregjeve ndërkombëtare, gjë që ai e konsideron një skemë të padrejtë për qytetarët.

Braçe thekson se kjo praktikë krijon një situatë monopol në treg, ku të gjitha kompanitë reagojnë njëkohësisht me të njëjtin çmim, duke rënduar drejtpërdrejt mbi konsumatorët shqiptarë. Ai e cilëson këtë fenomen si një formë grabitjeje ekonomike ndaj qytetarëve dhe kërkon që institucionet të ndërhyjnë për të vendosur rregulla të qarta dhe për të mbrojtur konsumatorin.

Reagimi i tij ka nxitur debat mbi funksionimin e tregut të karburanteve në vend, veçanërisht në një moment kur zhvillimet ndërkombëtare po ndikojnë ndjeshëm në lëvizjet e çmimeve të energjisë.

Reagimi i plotë:

“NAFTA 198 LEKE PER LITER-KY CMIMI I PASDITES!

25 LEKE PER LITER RRITJE VEC NE NJE JAVE!

NDALENI KETE POSHTERSI!

ESHTE REALISHT POSHTERSI!

DEPOT E TYRE I KANE PLOTE DHE NUK JANE MBUSHUR KETE JAVE KUR CMIMI KA KERCYER NE BURSE! JOOO!

I KANE IMPONUAR CDO INSTITUCIONI NE KETE VEND NJE SKEME BANALE SIPAS TE CILES KETA KANE MBUSHUR DEPOT EDHE NJE MUAJ ME PARE, POR NAFTEN E SHESIN ME CMIMIN E BURSES SOT!

ESHTE NJE SKEME QE GRABIT BANALISHT CDO QYTETAR!

Nje skeme qe ka bllokuar tregun, kapur tregun, monopolizuar tregun sa koke keta reagojne te gjithe me te njejtin cmim ne nje pasdite!

Edhe me poshtersi eshte kur thone “he mo se keta prape e blejne, rritja sa te duash cmimin naftes, shqiptari pa makine nuk rri dot”!!

NDALENI KETE POSHTERSI!

Boll na imponuan kete kapitalizmin ku fitojne vec keta!”, shkruan Braçe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.