E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rritje SHUMË e MADHE e rasteve të reja dhe numër i LARTË viktimash nga Covid në Greqi, në Maqedoni vdes një person çdo një orë
Publik News

Rritje SHUMË e MADHE e rasteve të reja dhe numër i LARTË viktimash nga Covid në Greqi, në Maqedoni vdes një person çdo një orë

Ministria e Shëndetësisë së Greqisë ka raportuar ditën e sotme shifra të larta përsa i përket situatës së koronavirusit në vend.

Janë regjistruar plot 3181 raste të reja dhe 46 viktima në 24 orë. Një shifër e lartë kjo në krahasim me ditët e shkuara. Në total në vendin fqinj janë gati 210 mijë të prekur dhe 6843 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Nga ana tjetër edhe Maqedonia e Veriut ka raportuar rritje të rasteve të reja dhe viktimave në 24 orë sa i përket koronavirusit.

Janë regjistruar 871 të prekur dhe 22 humbje jete, duke e çuar në 108.350 numrin e të infektuarve dhe 3228 atë të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.