E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrjet i madh i drogës Shqipëri-Puglia, kush është gruaja që drejtonte organizatën
Lajme

Rrjet i madh i drogës Shqipëri-Puglia, kush është gruaja që drejtonte organizatën

Një trafik i madh droge ndërmjet Shqipërisë, Puglias e Messinës është zbuluar nga Guardia di Finanza e kësaj të fundit, e cila ka ekzekutuar 9 mandate arresti në burg, 3 në burg e 6 të tjerat ishin për arrest shtëpie, lëshuar nga gjyqtarja Daniela Urbani.

Operacioni nisi pas sekuestrimit të pesë “bukëve” hashash me peshë totale pesë kile dhe rreth 50 gramë heroinë, të gjetura nga ushtarakët e Guardias në bagazhet private të shoqërisë ‘Caronte & Tourist.

Hetimet, të koordinuara nga prokuroria, kanë zbuluar se banda e trafikantëve drejtohej nga një grua dhe dy vëllezërit e saj, të cilët planifikonin transportin e drogës bashkë me furnizuesit puljezë e shqiptarë, të ndihmuar nga korrierë besnikë, që shfrytëzonin linjat e autobusëve që shkonin nga Puglia në Messina, duke kaluar ngushticën me anije.

Pasi arrinte në Messina, droga u dorëzohej trafikantëve lokalë. Droga e trafikuar kap vlerën rreth gjysmë milioni euro. Personat e goditur nga operacioni janë tetë italianë dhe një një shqiptar.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.