E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrjeti 5G/ George Soros: Kina po rrezikon seriozisht BE-në
Publik News

Rrjeti 5G/ George Soros: Kina po rrezikon seriozisht BE-në

Miliarderi George Soros thekson se presidenti kinez Xi Jinping përbën një kërcënim real për Bashkimin Evropian dhe vlerat e tij.

Sipas Sorosit, as politikanët dhe as udhëheqësit e industrisë evropiane nuk e kuptojnë vërtet “kërcënimin” e vërtetë që vjen nga Kina.

Ai thekson se lejimi i rrjetit 5G të Huawei në Evropë do t’i krijojë hapësira Kinës të “shantazhojë” dhe “sabotojë” Bashkimin Evropian në të ardhmen.

Soros shton më tej se Bashkimi Evropian duhet të ndihmojë kompanitë Ericsson dhe Nokia të ndërtojnë rrjetet e tyre 5G, në mënyrë që të mos varen nga Kina në këtë drejtim.

Si Bashkimi Evropian ashtu edhe Britania e Madhe deri më tani kanë lejuar Huawei, të prezantojë rrjetin e saj 5G. Ndërkaq, SHBA ka dalë kundër këtij veprimi të BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar duke kritikuar vendimin e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.