E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrjeti ‘shpërthen’ në meme për Sali Berishën pasi SHBA e shpalli non-grata: Mos ik, di unë një rrugë nga Meksika
Publik News

Rrjeti ‘shpërthen’ në meme për Sali Berishën pasi SHBA e shpalli non-grata: Mos ik, di unë një rrugë nga Meksika

Rrjeti  është ndezur nga memet pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shpalljen non-grata të ish- kryeministrit Sali Berisha.
Featured image of article: ‘Si hiqet ekspulsi?’/ Rrjeti ‘shpërthen’ në meme për Sali Berishën pasi SHBA e shpalli non-grata: Mos ik, di unë një rrugë nga Meksika
Memet ne rrjet

Rrjeti  është ndezur nga memet pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shpalljen non-grata të ish- kryeministrit Sali Berisha.

Në memet e shpërndara në rrjetet sociale, nuk ka mbetur pa u përfshirë as kreu i opozitës Lulzim Basha. Në një foto të modifikuar nga spoti i PD-së, është ish-kryeministri Berisha i cili tenton të largohet, teksa Basha i thotë: Prit pak, mos ik, di unë një rrugë në këmbë nga Meksika. Në një tjetër meme, Berisha është modifikuar si pilot i një helikopteri me mbishkrimin: Ata bllokuan çdo rrugë tokësore, por harruan se shqiponjat vijnë nga qielli. Në një meme tjetër, shkruhet në google: Si hiqet ekspulsi?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.