Qarkullimi i mjeteve në rrugën nacionale Kryqëzim Hadroi – Gjegjan – Mirditë, do të pezullohet përkohësisht për shkak të rënies së vazhdueshme të gurëve nga pjesa shkëmbore.
Bashkia e Pukës ka marrë vendimin për të ndërhyrë në rrugën e Gjegjanit, edhe pse siç thuhet në deklaratë, nuk është detyrim i tyre, kryebashkiaku Gjonaj ka dhënë urdhër të bëhen të gjitha punimet e nevojshme.
“Edhe pse kjo ndërhyrje nuk është detyrim i bashkisë Pukë përshkak se segmenti është në inventarin e ARRSH, ndërhyrja realizohet me vendim të kreut të bashkisë Pukë, z.Gjon Gjonaj, nisur nga ankesat e shumta të qytetarve të kësaj zone dhe rrezikun që kanoset në këtë pjesë territorjale në juridiksionin e bashkisë Pukë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
NJOFTIM: Për pezullimin e përkohshëm të qarkullimit në rrugen e Gjegjanit
Nisur nga rrezikshmëria me të cilen po përballen përdoruesit e segmentit rrugor nacional, Kryqëzim Hadroi – Gjegjan – Mirditë, bashkia Pukë ka vendosur ndërhyrjen me forcat e veta për evitimin e rrezikut sa të jetë e mundur.
Për këtë qëllim, nesër, e Hënë, datë, 18.01.2021, aksi rrugor Kryqëzim Hadroi – Gjegjan – Mirditë do të jetë i bllokuar nga ora 11:00 -13:00.
Janë të lutur të gjithë përdoruesit e këtij segmenti rrugor të na mirkuptojnë me qëllim shmangien e rrezikut nga rënja e vazhdueshme e gurëve dhe pjesëve të tjera shkëmbore.
Edhe pse kjo ndërhyrje nuk është detyrim i bashkisë Pukë përshkak se segmenti është në inventarin e ARRSH, ndërhyrja realizohet me vendim të kreut të bashkisë Pukë, z.Gjon Gjonaj, nisur nga ankesat e shumta të qytetarve të kësaj zone dhe rrezikun që kanoset në këtë pjesë territorjale në juridiksionin e bashkisë Pukë.



