E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ruanin parcelat e kanabis  me kallash, arrestohen
Publik News

Ruanin parcelat e kanabis me kallash, arrestohen

Janë arrestuar në Vlorë gjatë një operacioni policor 2 shtetas. Mësohet se policia ka përdorur dron për lokalizimin e vendndodhjes së tyre.

Ndërkohë bëhet e ditur se janë sekuestruar sasi lënde narkotike kanabis, 4 armë zjarri, municion luftarak, 3 radiomarrëse, 3 aparate celular dhe 2 mjete.

Ja njoftimi:

Vlorë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Bestrova”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, Forca e Posaçme Operacionale, Forca “Shqiponjat” dhe Komisariati i Policisë Vlorë.

Vihen në pranga 2 shtetas. Gjatë operacionit, Policia ka përdorur dron për lokalizimin e vendndodhjes së tyre.  

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kanabis, 4 armë zjarri, municion luftarak, 3 radiomarrëse, 3 aparate celular dhe 2 mjete.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera në të gjithë qarkun Vlorë, në zbatim të planit të masave për parandalimin evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë u finalizua operacioni policor i koduar “Bestrova”, në kuadër të cilit u bë arrestimi i shtetasve:  

Augest Lame, 28 vjeç, banues në fshatin Bestrovë dhe Detjan Selimaj, 35 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, Vlorë.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë të dyshuara cannabis sativa, në një sipërfaqe toke në vendin e quajtur “Çeplazet”, në fshatin Bestrovë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në ambientet ku qëndronin këta dy shtetas u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lende narkotike kanabis, 4 armë zjarri automatike, municion luftarak, 3 radiomarrëse, 3 aparat celular, 1 automjet dhe 1 motomjet. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.