E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme

Rudina Xhunga: Shqiptarët e duan në burg Berishën dhe Metën?Edi Rama: “shqiptarët kanë të drejtë”

“Reforma ne Drejtesi shihet nga shume shqiptare si nje mundesi perte futur Berishen dhe Meten ne burg”, kjo ka qene deklarata e gazetares Rudina Xhunga, te cies kryeministri Edi Rama i eshte pergjigjur se “shqiptaret kane te drejte”.

Rama tha se shqiptaret nuk duan te shohin vetem denimin e njerezve ordinere, por denimin e poltikaneve te korruptuar, gjykatesve dhe prokuroreve, dhe ;‘per kete kane te drejte”, shtoi ai.

Kryeministri tha me tej se vete nuk i trembet Reformes ne Drejtesi pasi nuk ka probleme me drejtesine, duke shtuar se padrejtesisht po quhen te gjithe njesoj: si kriminele dhe trafikante, por sipas Rames, “duhet ndare i thati nga i njomi”.

Pjese nga intervista:

Shume shqiptare e perceptojne Reformen ne Drejtesi si nje mundesi per te futur Berishen apo Meten ne burg.

Shqiptaret kane te drejten e Zotit te mendojne qe ne fund fare te kete nje cmim per ata qe bejne keq ne kete vend. Mos te denohen vetem njerez ordiner, por edhe disa gjykates, prokurore, politikane te korruptuar. Dhe per kete kane te drejte.

Mendoni se mund te jeni edhe ju vete?

Une nuk kam probleme me drejtesine madje kam nje arsye dhe me te forte: sepse jemi bere si kembet e dhise: te gjithe jemi trafikante: kriminele, por duhet ndare shapi nga sheqeri, i njomi nga i thati, sepse ju siguroj qe nuk jane te gjithe njesoj.

Pra zoti Meta dhe Berisha bejne mire qe kane frike Reformen ne Drejtesi?

Une nuk permenda emra, ne kemi bere nje koalicion per t!i cuar perpara reformat dhe nuk do te ndalemi.

Ju ka korruptuar sistemi ju?

Keshtu thone, por per kete arsye une dua qe nje ore e me pare te kete nje reforme ne drejtesi, qe te mos pyese sa i pasur je, sa vota ke, por te te mare dhe te te vendose ne banke ne akuzes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.