Rumuni hyn në lokalin e shqiptarit i dehur dhe i armatosur dhe bën namin
I riu rumun ka ardhur sërish dhe ka rrahur pronarin shqiptar. Më pas ka goditur me shufrën e hekurit çfarë i ka dalë përpara duke shkatërruar kështu dyqanin. Ngjarja e shëmtuar ka ndodhur natën e 29 prillit në Torino të Italisë, teksa këtë të dielë media italiane ka publikuar videon e njërës prej kamerave të sigurisë që ka mundur të regjistrojë dhunën e ushtruar nga 39 vjeçari Costantin Capraru.
Shqiptari me moshë 32 vjeçare ka lajmëruar në kohë policinë e cila me të mbërritur ka arrestuar rumunin. Shqiptari më tutje i është drejtuar spitalit për trajtim mjekësor dhe sipas kotorëve gjendja tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar./Express
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



