E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rusi, valët përmbytin qytetin bregdetar pas termetit
Lajme

Rusi, valët përmbytin qytetin bregdetar pas termetit

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 goditi më herët brigjet lindore të gadishullit Kamçatka në Rusi, duke shkaktuar paralajmërime për cunami dhe evakuime masive përgjatë pjesëve të bregdetit të Paqësorit

Siç shihet edhe në pamjet e publikuara gjerësisht pas tërmetit, dallgët e para të krijuara nga tërmeti në Kamchatka kanë mbërritur në brigjet japoneze.

Televizioni shtetëror rus ka transmetuar pamje tronditëse ku valët e cunamit përfshijnë një qytet bregdetar në Lindjen e Largët, duke rrëmbyer ndërtesa dhe mbeturina drejt detit.

Më poshtë sjellim disa nga pamjet më të fundit nga Rusia:

Image

Severo-Kurilsk, rreth 350 km në jugperëndim të epiqendrës së tërmetit
Një imazh i marrë nga një video e shpërndarë nga Qendra Gjeofizike e Akademisë Ruse të Shkencave tregon një zonë të përmbytur. Autoritetet lokale konfirmojnë se valët e cunamit kanë përfshirë zonën e portit dhe kanë përmbytur një fabrikë peshkimi.

Image

Petropavlovsk-Kamchatsky, Krai i Kamçatkës
Në një tjetër video të shpërndarë nga Ministria Ruse e Emergjencave, punonjës shpëtimi shihen duke ecur mes rrënojave përpara një ndërtese të dëmtuar nga tërmeti.

Image

Një tjetër punonjës shpëtimi ndalet përballë fasadës së një ndërtese që është pjesërisht shembur, gjithashtu si pasojë e tërmetit./BBC

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.