E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rusia e kërkon ‘zgjidhjen’ për Kosovën
Bota

Rusia e kërkon ‘zgjidhjen’ për Kosovën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë bisedimeve të nesërme në Beograd do ta paraqesë qëndrimin e Moskës për Kosovën.

“Ky qëndrim është i qartë, konsistent dhe i bazuar në kornizat e të drejtës ndërkombëtare përfshirë edhe ato që gjenden në Rezolutën e KS të OKB-së 1244”, citon b92 të ketë thënë ndihmësi i Putinit, Jurij Ushakov.

Ka theksuar se Rusia do të përkrahte me kënaqësi zgjidhjen e pranueshme tek e cila do të arrinin Serbia e Kosova, porse ka shtuar, Rusia beson se çfarëdo zgjidhjeje duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe e konfirmuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, transmeton Koha.net

“Kjo (zgjidhje) duhet vërtetë të zbatohet”, ka thënë ndër të tjera Ushakov.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.