Rusia fillon kërcënon me gaz Eurpën-Do ta ndërpresim
Rusia furnizoi Evropën me 40% të gazit të saj natyror vitin e kaluar, por që kur Rusia pushtoi Ukrainën, ajo ka shkurtuar furnizimet për një numër vendesh të cilat kanë refuzuar kërkesën e saj për pagesën e gazit në rubla.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se një ndërprerje në mbarë Evropën ishte një “skenar i mundshëm”dhe mund të ndodhte situatat janë të paparashikueshme.
“Rusia po na shantazhon. Po përdor energjinë si armë,” tha ajo. “Prandaj, në çdo rast, qoftë një ndërprerje e pjesshme, e madhe e gazit rus apo një ndërprerje totale e gazit rus, Evropa duhet të jetë gati.”
Vendet anëtare të BE do të votojnë planin e racionalizimit në Këshill gjatë një takimi të ministrave të energjisë në 26 korrik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



