E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rusia kundërshton SHBA për izolimin tregtar të Koresë së Veriut
Bota

Rusia kundërshton SHBA për izolimin tregtar të Koresë së Veriut

Rusia kundërshtoi sot kërkesën e SHBA-së për të ndërprerë lidhjet tregtare dhe diplomatike me Korenë e Veriut pas testit të fundit me raketë nga regjimi diktatorial.

Moska ka bërë thirrje për negocime dhe ka akuzuar Uashingtonin se po kërkon të provokojë Phenianin.

“Opinioni ynë është negativ. Ne kemi theksuar shpeshherë se presioni i sanksioneve ka mbaruar dhe se të gjitha këto rezoluta që imponojnë sanksione kërkojnë domosdoshmërisht rifillimin e një procesi politik”, deklaroi ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, i cituar nga agjencitë ruse.

Uashingtoni i ka kërkuar të gjitha vendeve të ndërpresin marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare me Korenë e Veriut, duke kërcënuar se do të shkatërrojë regjimin koreanoverior në rast lufte.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.