Rusia vë nën akuzë 92 ushtarë ukrainas për krime kundër njerzimit
Alexander Bastrykin nga komiteti hetimor u shpreh se mbi 1.300 hetime penale kishin filluar. Ai gjithashtu propozoi një gjykatë ndërkombëtare të mbështetur nga vende duke përfshirë Iranin, Sirinë dhe Bolivinë, aleatë tradicionalë të Rusisë.Raportohet se 96 persona, përfshirë 51 komandantë të forcave të armatosura, janë në kërkim, tha Bastrykin.
Ukrainasit janë të përfshirë në “krime kundër paqes dhe sigurisë së njerëzimit”, tha ai .
Ukraina gjithashtu po kryen hetime për krimet e luftës. Ndërkohë Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), e cila e ka përshkruar Ukrainën si “skenë krimi”, ka dërguar gjithashtu një ekip hetuesish dhe ekspertësh të mjekësisë ligjore në Ukrainë. Kremlini mohon të gjitha krimet e luftës ose se akuzat se ka shënjestruar civilët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



