E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rusi,momente tmerri ne aeroplan
Lajme

Rusi,momente tmerri ne aeroplan

Aeroplani goditet në pjesën ballore, pasagjerët kalojnë momente tmerri

Pasagjerët e linjës së Fluturimit nga Moska drejt Shën Petersburgut në Rusi kanë përjetuar tmerr pasi aeroplani i tyre u godit në pjesën ballore.

Pasagjerët thonë se u trembën dhe përjetuan çaste të frikshme derisa avioni u ul i sigurt në tokë.

Prej këtij incidenti, fatmirësisht asnjë prej pasagjerëve nuk mbeti i lënduar. Po kështu, edhe aeroplani u ul pa probleme. Një zëdhënëse e aeroportit konfirmoi ngjarjen.

Nga goditja, hunda e aeroplanit u shkatërrua pothuajse e tëra. Ekspertët thonë se aeroplani duhet të jetë ndeshur me një tufë shumë të madhe zogjsh, teksa e përshkruajnë këtë ngjarje si një aksident të rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.