Ruud Gullit trainer i shqiptarit 8-vjeçar Marin Shehaj
Një foto e shqiptarit 8 vjeçar Marinit, me legjendën e futbollit Ruud Gullit në një gazetë hollandeze na tërhoqi vëmendjen. Pasi gjetëm adresën e vendit ku zhvillohej stërvitja e ekipit të moshës 8 vjeçare me ish-futbollistin e famshëm Gullit aistuam në një seancë stërvitore. Ishte kënaqësi që një pjesë e familjeve shqiptare janë integruar me dinjitet në Europë, dhe Marini si çdo europian po i jepet mundësia të zhvillojë pasionin dhe dëshirën në sistemin e futbollit hollandez. Marini është vetëm tetë vjeç, një vend si Hollanda i ka dhënë mundësinë që të stërvitet nën kujdesin e familjes, në futboll dhe për fatin i tij, ndoshta i ka qëlluar një trainer fantastik si Gullit. Tani Marin Shehaj ështe tetë vjeç dhe stërvitjen e parë e filloi falë kujdesit dhë këmbënguljes së babait, në moshën 5 vjeçare. Ai fle me ëndërra të bukura që një ditë do bëhet si lionel Mesi dhe nuk i mungon talenti, ka vullentin dhe shpirtin e garës në çdo stërvitje . Momentalisht 8 vjeçari Marin Shehaj është i angazhuar në ekipin e Roermond në Hollandë, në skuadrën e para të rinjve. Duke biseduar me prinderit e Marinit, ata na treguan sakrificat për të lënë plot angazhime të tjera dhe për ti krijuar mundësinë e stërvitjes. Këtë verë u Marini u trajnua dhe u diplomua nga futbollisti i njohur Ruud Gullit, një ëndërr për çdo fëmijë që ëndëron të bëhet futbollist . Trajnerët e skuadrës së Marinit e shikojnë plot optimizëm të ardhmen e djaloshit shqiptar në fushën e gjelbërt.
Marini aspak i ndrojtur nuk nguron të flasë për Shaqirin dhe Xhakën, ai thotë se janë krenaria e tij që janë shqiptarë. Noshta falë punës dhe dëshirës dhe fatit në Hollandë nesër fanela me Nr 5 Shehaj do shkelqejë në karrierën e futbollit e pse jo të krenohemi me talentin dhe emrin e tij në skudrat botërore .
Largohemi nga fusha e Ruud Gullit me idenë se ky është brezi i ri nëpër botë që na do na bëjnë të ndihemi krenarë. Më poshtë shikoni disa nga momentet e fiksuara gjatë ndeshjeve dhe stërvijtes së Marin Shehajt./ Aura Noka
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco














