E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sa janë fitimet  në shifra,  për skuadrat e Abissnet Superiore ?
Lajme

Sa janë fitimet në shifra, për skuadrat e Abissnet Superiore ?

Pasi u mësuan skuadrat e Abissnet Superiore që do marrin pjesën ë Europë, janë bërë publike edhe shifrat që mund të fitojë secili ekip.

Tirana, si fituese e kampionatit, i ka 810 mijë euro të sigurta. Këtu futen llogaritë e shpërblimit si ekip kampion, para nga pjesëmarrja në turin e parë të Champions League dhe të holla që merren në rast eliminimi, pra nëse kalon në Conference League.

Lacci dhe Partizani do e fillojnë nga turi i parë i Conference League, ndërsa Vllaznia si fituese e Kupës së Shqipërisë, “fluturon” në turin e dytë të Conference League.

100 mijë euro shkojnë vetëm për pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues të këtij kompeticioni, sakaq nëse dështon të sigurosh një biletë për në fazën tjetër, janë të tuat 150 mijë euro bonus.

Fitimet sa vijnë e rriten nëse ekipet avancojnë. P Sport

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.