Saimir Kodra padit Egla Cenon e BBV3, e cila e akuzoi për ngacmim s*ksual 25 vite më parë

Moderatori i emisionit investigativ “Stop” ka paditur penalisht aktoren Egla Ceno, aktualisht banore e Big Brother Vip Albania 3.

Ai është shprehur se nuk e njeh dhe nuk e ka takuar kurrë në jetën e tij aktoren Egla Ceno.

Aktorja pak ditë më parë, gjatë një rrëfimi me banorët hodhi akuza se Saimir Kodra e kishte ngacmuar seksualisht.

Egla: Puna nuk mbaron, do të marrin në punë tjetër nuk do jesh ti e dëmtuara se nuk ke bërë asgjë të keqe. I the një derri mu hiq qafe, e the me vend dhe në vendin e duhur. Unë po në piramidë në atë kohë, ishte një zotëri tjetër që kishte një radio s’po ja them emrin se nuk ekziston më. Unë hyra atjë dhe punova, po në radio si zonjë. Më ka trajtuar me një rrogë fantastike në atë periudhë nuk e di si ta merrja. Isha “Happy”, paguaja qeranë, haja ndonjë darkë jashtë. Por duhet të them gjërat vijnë. 

Julia: Kur them na iku jeta them, na iku kjo pjesa e ngacmimeve për hir të moshës jemi shumë të lira nga kjo pjesë. Nuk do kemi më nga këto, nuk mendoj. 

Egla: Nuk është kaq e vogël historia është më e gjerë 

Julia: Unë, zëri im do ngrihet jo vetëm për këtë çështje por për shumë e shumë çështje të tjerë dhe ke le të flasin dhe të diskutojnë. 

Egla: Nuk duhet të dalin më me zë dhe figurë në ekran, ma kanë bërë mua, ja kanë bërë shumë të tjerave pas meje, ndoshta e bën akoma dhe ti del në ekran me emër. 

Julia: Mund të dalin me emër por kjo ngelet në dëshirën tënde në këtë pikë. Për fenomenin kemi një detyrim moral, qytetar që të flasim. Pastaj për emra të përveçëm secili ka përgjegjësinë të bëjë atë që do

Egla: Po moj, Kodra ka qenë, ai që bën atë gjënë programin. Se nuk e kam fare problem, ai ka qenë. Zero, se kam fare problem ta them. Duhet me dalë me emra të përveçëm se ndryshe je duke bërë “ham, ham” kot. /RI

Këto akuza janë hedhur poshtë nga moderatori Saimir Kodra, i cili ka marrë masa ligjore ndaj aktores.

“Nuk e njoh, nuk e kam takuar kurrë në jetën time”, ka thënë Kodra.

Nga ana tjetër Egla Ceno deklaronte se teksa kishte trokitur në derën e tij për të kërkuar punë ishte përballur me ngacmime.

Publikuar nga Publik Media