E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sali Berisha bën thirrje për luftë dhe përshkallëzime
Lajme

Sali Berisha bën thirrje për luftë dhe përshkallëzime

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli këtë të martë në një konferencë për shtyp pas protestës kombëtare të mbajtur një natë më parë para Kryeministrisë, ku përdori tone të ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar situatën politike si një “përballje jetë a vdekje për demokracinë shqiptare”.

Berisha deklaroi se sipas tij, çdo përpjekje për të shuar opozitën përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit të brendshëm të vendit. Ai akuzoi qeverinë për lidhje me struktura kriminale, për kontroll të paligjshëm mbi të dhënat e qytetarëve dhe për përpjekje për të ndryshuar ligje e rregullore me qëllim shmangien e përgjegjësisë penale.

Sipas kreut të PD-së, kryeministri Edi Rama po “blen kohë” dhe nuk do t’i heqë imunitetin zv/kryeministres Belinda Balluku, pasi, sipas tij, Rama është i përfshirë drejtpërdrejt në aktet për të cilat ajo akuzohet. Berisha theksoi se kjo strategji synon asgjësimin politik të opozitës.

Ai u shpreh se beteja e opozitës do të vazhdojë deri në largimin e qeverisë aktuale, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja të lira, duke theksuar se “mandatet nuk mund të përdoren si marioneta të krimit”.

Në deklaratën e tij, Berisha denoncoi gjithashtu atë që e quajti “terror policor” ndaj të rinjve gjatë protestës së djeshme. Ai bëri të ditur se dhjetë persona janë ndaluar, nga të cilët katër janë arrestuar, duke përmendur edhe dy shtetas nga Kosova, të cilët sipas tij ndodheshin në Shqipëri si turistë dhe nuk kishin marrë pjesë në akte dhune.

Berisha kërkoi lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve dhe paralajmëroi policinë që të mos ndërhyjë ndaj protestuesve, duke theksuar se ata po protestojnë kundër korrupsionit dhe krimit në pushtet.

Në fund, kreu i PD-së u bëri thirrje qytetarëve, pa dallim bindjesh politike, që t’u bashkohen protestave dhe të jenë të gatshëm për përshkallëzim të aksionit opozitar, duke e cilësuar këtë betejë si vendimtare për të ardhmen e demokracisë në vend.

“Çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë se kemi të bëjmë me një përballje jetë a vdekje të demokracisë shqiptare. Edi Rama nuk do ti heqë imunitetin lubi Ballukut sepse eshte vetë prapa akteve të kryera prej saj. Edi Rama po blen kohë. Është i gatshëm dhe i aftë të ndryshojë çdo ligj dhe rregullore që të nxjerrë gjithçka jashtë përgjegjësisë ligjore. Kjo do të shënonte vdekjen e opozitës dhe asgjësimin politik të saj.

I garantoj shqiptarët se shuarja e opozitës është shuarja e sovranitetit të brendshëm. Nuk mundet kurrë që një bandë kriminale, e implikuar në akte të rënda, pengmarrje e zhdukje, kontrolle të të dhënave të qytetarëve shqiptarë, të të gjitha lëvizjeve të transaksioneve, të vazhdojë…ndaj dhe beteja jonë vazhdon deri në fitore dhe do ta fitojmë këtë betejë. Edi Rama mendon t’i përdorë mandatet si majoneta krimi por gabohet rëndë. Gjithçka është në dorë të qytetarëve tani.

Mbrëmë Rama u shkarkua nga detyra. Para botës është një kapobandë, një avokat mjeran që fshihet pas Lubi Ballukut, pas Ergys Agasit e të tjerë me rradhë. Duke falenderuar me mirënjohjen më të madhe të githë ata që lanë çdo gjë dhe mbushën sheshin. I ftoj të jenë të gatshëm të përshkallëzojnë luftën, deri në përmbushjen e misionit. Misioni ynë është largimi i kësaj qeverie, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira, opozita në pushtet në mënyrë të pashmangshme.

Jam këtu për të denoncuar me forcën më të madhe provokacionet dhe terrorin policor ndaj disa të rinjve, të cilat nuk kanë kryer absolutisht as edhe aktin më të vogël të dhunës. Janë ndaluar 10, nga të cilët 4 janë arrestuar.Erlis Sina, Artan Hysenaj, Albi Kryezoi, Xhejson Prendi.Dy prej tyre janë kosovarë, turistë të ardhur dhe janë arrestuar nga policia sapo kanë marrë vesh se janë kosovarë për të mundur me akuzuar edhe qytetarët e Kosovës për pjesëmarrje në protesta.E vërteta është që këta të dy kanë ardhur si turistë.

Kanë qenë këtu pas protestës.Kanë bërë foto.Njëri më tha, që jam djali i një luftëtari të UÇK, dhe unë e përqafova, bëra një foto me të.
Tani këtë e kanë arrestuar.Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tyre dhe paralajmëroj policinë të mos prekë me dorë protestuesit se ata po luftojnë kundër hajdutëve të kombit, kriminelëve në detyrë.Të mendohen mirë, të qëndrojmë më mirë me ligjin se me kriminelin, të lirojnë menjëherë personat e arrestuar,” tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.