E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sali Berisha “braktiset” nga drejtuesit e PD dhe deputetët në foltoren e Beratit, krah ish-kryeministrit vetëm “besnikët”
Politikë

Sali Berisha “braktiset” nga drejtuesit e PD dhe deputetët në foltoren e Beratit, krah ish-kryeministrit vetëm “besnikët”

Mbyllet ‘Foltorja’ e Beratit, Berisha: Jam i hapur për çdo detyrë, përfshirë edhe kryetar i PD

Berisha u prit në Berat nga një grup demokratësh, por ra në sy mungesa e drejtuesve dhe deputetëve të Partisë Demokratike në këtë qark.

Në foltoren e Sali Berishës munguan edhe dy deputetët Tomor Alizoti dhe Kasëm Mahmutaj. Kujtojmë që Tomor Alizoti ishte edhe drejtuesi politik i demokratëve në qarkun e Beratit në zgjedhjet e 25 prillit.

Duket se Alizoti dhe Mahmutaj nuk janë pozicionuar pro nismës së ish-kryeministrit Sali Berisha, që nisi turin e foltoreve pas pezullimit nga Grupi Parlamentar i PD.

Në krah të ish-kryeministrit Berisha ishin si gjithmonë figurat që e kanë shoqëruar në disa prej foltoreve, Bujar Nishani, Flamur Noka, Klevis Balliu, Astrit Veliaj etj.

Këta të fundit kanë shprehur hapur mbështetjen për Berishën që në fillim të lëvizjes së tij.

Berisha u shpreh se është i hapur të marrë çdo detyrë që ia lejon Kushtetuta, përfshirë edhe rikthimin si kryetar i PD.

“E gjithë kjo përpjekje është që ju të zgjidhni kryetarin. Sal Berisha në mënyrë të padiskutueshme është i hapur siç kam deklaruar në datën 20 maj për çdo detyrë në harkun Kushtetues, përfshirë edhe kryetar i PD. I përket anëtarësisë të zgjedhë kryetarin e saj”, u shpreh Berisha.

Berisha tha gjithashtu se çdo votë në PD do të numërohet me transparencë, duke rikthyer sistemin e para vitit 2013, kur nuk ekzistonte manipulimi i procesit brenda partisë.

“Para vitit 2013 s’ka ekzistuar kurrë çështja e manipulimit të votave në PD. Nuk ka mekanizëm më të artë për të qëndruar së bashku se sa vota e numëruar në mënyrë të ndershme. Çdo njeri do të ketë të drejtën e plotë të ketë përfaqësuesit e tij dhe të kontrollojë çdo votë. Kurrë që ga themelimi e deri në 2013, votat janë bërë në mënyrë transparente dhe të hapur. Kurrë s’e ka pësuar një njeri që ka rivaizuar kryetarin në garë. Mos kini asnjë dyshim. Çdo votë do të numërohet, çdo votë do të llogaritet, çdo votë do të peshojë”, tha ai.

Foltorja e radhës e Berishës është ditën e martë në Kavajë, në orën 17:00.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.