E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sali Berisha depoziton formularin e vetëdeklarimit në Kuvend
Publik News

Sali Berisha depoziton formularin e vetëdeklarimit në Kuvend

Ish-kryeministri Sali Berisha ka depozituar formularin e vetëdeklarimit në Kuvend, ku thotë se është anëtar i Partisë Demokratike, raporton gazetari i “Panorama” Mariglen Kume.

1

Kujtojmë që Sali Berisha është përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së pas vendimit të marrë nga kryedemokrati Basha.

Në reagimin e tij Sali Berisha e konsideroi vendimin e Bashës nul dhe ndër të tjera gjatë një interviste televizive ai u shpreh se do të marrë pjesë në mbledhjet e grupit parlamentar të PD-së “sa herë që t’i teket”.

Pak minuta pas nisjes së seancës, Basha dhe deputetët demokratë, përfshirë dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, kanë braktisur seancën e Kuvendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.