E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sali Berisha refuzon të paraqitet në SPAK për 21-janarin
Lajme

Sali Berisha refuzon të paraqitet në SPAK për 21-janarin

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme SPAK, ku ishte thirrur për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjet e “21 janarit”.

SPAK kishte dërguar më 7 nëntor një fletëthirrje për Berishën, me qëllim që ai të jepte informacion si person në dijeni për protestën e vitit 2011, gjatë së cilës humbën jetën katër persona. Por, Berisha mohoi të jetë njoftuar për thirrjen dhe deklaroi se “njoftimi duhet të vijë siç kanë ardhur me dhjetëra të tjera”.

Autoritetet shtojnë se fletëthirrja është nisur me postë në adresën e ish-kryeministrit. Thirrja ishte bërë nga prokurori Alfred Shehu, pjesë e hetimeve për krimin shtetëror të “21 janarit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.