E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sali Berisha: Xhelati zgjodhi të respektonte kanunin duke blerë drejtësinë, i dha dorë të lirë policisë për të kryer vrasje
Publik News

Sali Berisha: Xhelati zgjodhi të respektonte kanunin duke blerë drejtësinë, i dha dorë të lirë policisë për të kryer vrasje

Ish kryeministri, Sali Berisha ka komentuar vendimin e Qeverisë shqiptare për të dëmshpërblyer familjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, i mbetur i vrarë pas goditjeve me armë zjarri nga policia.

Në një intervistë për “Syri tv”, Berisha tha se ky është një vendim kanunor dhe se blerja e gjakut me para do e shpallte të pafajshëm vrasësin.

Më tej, Berisha shtoi se lidhja e një pensioni për familjen Rasha i lë dorë të lirë policisë që të ‘këpusin 2 plumba dhe të shpëtojnë’, ndërsa tha se vendimi i Gjykatës është përcaktuar tashmë nga qeveria, si vrasje aksidentale.

“Në kanun gjaku ose mirret, ose blihet me para. Xhelati kësaj rradhe zgjodhi që ta blinte me para. Ka bërë një vrasje për së dyti të viktimës, Klodian Rasha. Edi Rama i dha qytetarëve e shlyeva gjakun me para dhe tani, ai mund ta nxjerr të pafajshëm vrasësin, sepse mund të thotë se e ka blerë gjakun tani. Ajo është vrasje shtetërore. Mbi bazën e vrasjes shtetërore, ti i përgjigjesh viktimës, qoftë me dashje ose pa dashje. Nëse vrasja shtetërore cilësohet si me dashje, shteti paguan, edhe në të kundërt, shteti paguan. Por nëse i thua vrasje aksidentale, i ke dhënë të drejtë të gjithë punonjësve me uniformë që të këpusin 2 plumba pas shpine dhe të shpëtojnë më pas. Kjo është një zgjedhje kanunore. Vendimi i Gjykatës është i dhënë që sot, sepse ajo do të marr verdiktin e qeverisë. Nëse ajo e cilëson si aksident, Gjykata e merr si të mirëqënë dhe nuk mund t’i shkojë më larg,” tha mes të tjerash Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.