E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Salianji del kundra rrymës: Në Tiranë duhet një kandidat politik
Lajme

Salianji del kundra rrymës: Në Tiranë duhet një kandidat politik

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka komentuar tre emrat e propozuar nga partitë opozitare për kandidatin për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Sipas tij, për bashkinë më të madhe në vend duhet një kandidat politik, i përzgjedhur përmes garës brenda partive dhe jo nga kompromise jashtë tyre.

“Mendimi im ka qenë që në Bashkinë e Tiranës, si bashkia më e madhe, që kërkon një mobilizim përtej të zakonshmes, partitë politike nuk mund të kërkojnë kandidatë jopolitikë. Ka gara dhe rregulla të caktuara brenda partive që përcaktojnë se kush duhet të jetë kandidat dhe kush e merr këtë shans të rrallë për të kandiduar në Tiranë,” u shpreh Salianji për Euronews Albania.

Ai shtoi se situata e krijuar, për shkak të diskutimeve me partitë më të vogla opozitare, ka çuar në një përafrim mbi një emër të përbashkët. Megjithatë, theksoi se të tre emrat e përfolur i konsideron politikë, ndonëse nuk e fshehu rezervën ndaj mënyrës së përzgjedhjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.