E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Salianji dhe Soko përplasen me gazetarin: Ça thotë ky mo, si do futen paratë e emigrantëve në Shqipëri?
Lajme

Salianji dhe Soko përplasen me gazetarin: Ça thotë ky mo, si do futen paratë e emigrantëve në Shqipëri?

Diskutimi mbi amnistinë fiskale është shoqëruar me debate të forta midis ekspertit të ekonomisë Pano Soko, deputetit demokrat Ervin Salianji dhe gazetarit Bardhi Sejdarasi, i cili është shprehur pro amnistisë fiskale.

Soko dhe Salianji kanë ngritur dyshime se si mundet që paratë e fituara në të zezë të emigratëve të futen në Shqipëri, pasi sipas tyre, asnjë vend tjetër i botës nuk i njeh ligjet shqiptare.

Por, gazetari i ekonomisë Sejdarasi ka këmbëngulur se paratë mund të futen, teksa ka lexuar dhe nenin e ligjit, ku pretendohej se sqarohej deklarimi i të hollave.

Pjesë nga debati:

Soko: I ke parë ato kompanitë ti të inceneratorëve, ato fallco, kompani fantazmë? Këto kompani fantazmë do shkojnë te komisioni, do marrin formularin, do legalizojnë gjithë ato para që kanë marrë dhe ja ku u legalizuan gjithë ato para që janë marrë nga buxheti.

Salianji: Këshilli Kombëtar është një kinezeri, është kot, një turp i zi. Vetëm vendet autokratike e bëjnë, e bën dhe Rama. Të gjithë ndërkombëtarët kanë qenë kundër këtij ligji amnistie. Shikojeni Ramën, është e njëjta gjuhë si në të kaluarën. Nuk qëndrojnë ato që thotë Rama, sepse si do i sjellin paratë emigrantët? Me bankë nuk i sjell 2 milionë euro ai, se nuk i pranon banka. Si do i sjell pra? Ndaj kjo është një non sens, se nuk ekziston fare.

Sejdarasi: Nuk sillen para me cantë, por merret formulari, plotësohet dhe kërkoqet që të deklarosh në bankë kaq para.

Soko: Ça thotë ky mo, si mund të deklarosh para në doganë? Në momentin që paraqitesh në doganë, në atë moment ti e merr formularin, por a do i deklarojë dogana shqiptare që ky zotëri ka futur 50 mijë euro pa deklaruar? Ky është një ngërc që nuk zgjidhet.

Sejdarasi: Depozitohen në llogari bankare të bankave të nivelit të dytë.

Soko e Salianji: Ku është neni, na e lexo pak.

Sejdarasi lexon nenin për deklarimin e të hollave.

Salianji: Po si do ta sjellë nga Britania deri këtu? Si?

Sejdarasi: Po janë paratë e tua. Ju keqinterpretoni.

Salianji: Ore dhe bankat e Shqipërisë dhe kudo ku shkon… Nuk ekziston fare kjo. Neni i ligjit nuk ka juridiksion në asnjë vend të botës. Këtë e di dhe një analfabet. C’lidhje ka kjo me Britaninë e Madhe, Gjermaninë?

Sejdarasi: Ja të nxora raportin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.