E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Salianji mesazh të fortë: Kam gjithë energjitë për të triumfuar
Lajme

Salianji mesazh të fortë: Kam gjithë energjitë për të triumfuar

Pas 24 orësh heqje lirie, teksa ndodhet në burgun e Fierit, pas dënimit nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë, ka reaguar Ervin Salianji.

Ai shprehet se mbështetja dhe forca që ka marrë kanë qenë të jashtëzakonshme. Salianji shprehet se vendi është në luftë ndaj së keqes (duke iu referuar maxhorancës), duke thënë se Shqipëria do çlirohet nga regjimi.

“Miqtë e mi, mbështetja dhe forca që më keni dhënë në këto 24 orë ka qenë e jashtëzakonshme! Dua t’ju siguroj se kam gjithë energjitë për të dal triumfues dhe për t’u bashkuar me ju në luftë ndaj të keqes që mban mbërthyer këtë vend prej 11 vitesh! Falenderime nga zemra”, shkruan Salianji në rrjetet sociale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.