E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Salianji në burg? Cilat janë procedurat ligjore
Lajme

Salianji në burg? Cilat janë procedurat ligjore

Çfarë ndodh tani me Salianjin?/ Procedurat ligjore

Ervin Salianji

Sot Gjykata e Apelit dha vendimin përfundimtar për deputetin Ervin Salianji, i cili është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Faktit, vendim ky i lënë në fuqi nga Apeli në lidhje me çështjen e njohur si “Babalja”.

Pas një vendimi të dhënë nga Gjykata e Apelit.

Vendimi përfundimtar i dhënë nga Apeli, sipas vendimit të Faktit të lënë në fuqi, është 1 vit burg. Ervin Salianji duhet të shkojë 1 vit në qeli, ditë më ditë burg.

Procedura ligjore ka një rrugë të vetme ankimim, pala e dënuar i drejtohet Gjykatës së Lartë, pra nga Ervin Salianji, në lidhje me pezullimin e zbatimit të vendimit, që është një çështje që duhet të ndiqet me procedurë të përshpejtuar që Gjykata e Lartë të japë një vendim, por kjo nuk do të thotë që Salianji shpëton, aspak.

Menjëherë pas zbardhjes së vendimit, çështja i njoftohet prokurorit që ka ndjekur akuzën.

Çfarë ndodh tani me Salianjin?/ Procedurat ligjore

Gjykata e Apelit

Prokurori, pasi konstaton vendimin e gjykatës njofton Kuvendin dhe më pas është Këshilli i Mandateve që për shkak të këtij dënimi duhet t’i heqë imunitetin Ervin Salianjit, i cili më pas duhet shoqëruar nga policia, arrestuar dhe dërguar në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Pra, Ervin Salianji ka mundësi të ankohet në Gjykatën e Lartë, por deri në dhënien e vendimit nga Gjykata e Lartë, prokurori duhet të njoftojë Kuvendin.

Çfarë ndodh tani me Salianjin?/ Procedurat ligjore

Ervin Salianji në Gjykatën e Apelit

Këshilli i Mandateve duhet të heqë imunitetin dhe Salianji duhet të shkojë në qeli.

Më pas, në rast se Gjykata e Lartë pezullon vendimin për zbatim, Ervin Salianji nuk hyn në burg, por pret hapa të tjera ligjorë.

Në rast se Gjykata e Lartë lë në fuqi venmdimin për zbatim, Ervin Salianji duhet të bëjë një vit burg të plotë ditë më ditë, sipas vendimit përfundimtar të Gjykatës së Apelit, e cila linte në fuqi vendimin e Gjykatës së Faktit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.