E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Salianji: Nuk do marrim pjesë “Komisionin Antikorrupsion”. PD dhe opozita nuk mund të përdoren si instrument për të luftuar SPAK-un
Lajme

Salianji: Nuk do marrim pjesë “Komisionin Antikorrupsion”. PD dhe opozita nuk mund të përdoren si instrument për të luftuar SPAK-un

Ndërsa ditën e enjte (29 maj) pritet të votohet ngritja e Komisionit të Posaçëm Anti-korrupsion, deputeti demokrat Ervin Salianji është shprehur se nuk do të marrë pjesë.

Salianji u shpreh se Partia Demokratike dhe opozita mund do të përdoren si instrument për të luftuar SPAK-un nga Edi Rama.

“Për mua nuk duhet të kemi pjesëmarrje në një komision i cili u bë në mënyrë të njëanshme, i cili u propozua si platformë elektorale nga Edi Rama që është një hedhje hi sysh për qytetarët dhe ndërkombëtarët për të gjithë situatën që po ndodh sot.

Të besosh që Edi Rama që ka ngritur një sistem korrupsioni, jo vetëm korrupsioni, por edhe krimi të futur në institucionet më të rëndësishme të këtij shteti ka ndonjë merak për reformë.

E dyta, unë nuk besoj që Partia Demokratike dhe opozita mund të përdoren si instrument për të luftuar SPAK-un nga Edi Rama. Ky është komision propagandistik, nuk është bojkot fare. Ne kemi marrë pjesë në reformën në drejtësi, në reformën territoriale”, tha Salianji

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.