E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Salillari punon në impiantin e bitumit, pa leje mjedisore
Publik News

Salillari punon në impiantin e bitumit, pa leje mjedisore

    Ditën e hënë banorët denoncuan në Top Channel se fabrika në Vorë, e cila sipas lejes mjedisore përzien dhe përdor çimento, në fakt përpunon bitum dhe katran për të prodhuar asfalt, çka nuk parashikohet në leje.
Ministrinë e Mjedisit, tha se këtij aktiviteti i është pezulluar leja mjedisore për shkak se i janë bllokuar filtrat e ajrit.

Por puna në këtë aktivitet vijonte normalisht.

Top Channel bisedoi edhe me banorët përreth, por asnjë nuk ka guxim të flasë, megjithëse jashtë kamerës tregojnë me bindje se në këtë subjekt përpunohen lëndë të rrezikshme.

Në lejen mjedisore, të miratuar më datë 15 gusht të vitit 2016, thuhet se aktiviteti është në pronësi të personit juridik: Salillari Sh.P.K., me person përgjegjës: Pëllumb Salillari dhe se objekti i lejes është për përpunim dhe përzierje të çimentos, por banorët mohojnë duke thënë se aty përpunohet katran dhe bitum.

Megjithatë, asnjë nuk shprehet, pasi të gjithë janë të punësuar në fabrikën Salillari SH.P.K dhe sot, 5 ditë më vonë puna në fabrikën e bitumit vazhdon normalisht.

Kjo është arsyeja pse Top Channel kontaktoi përsëri Ministrinë e Mjedisit, ditën e premte të cilës i kërkuam të na vendosë në dispozicion shkresën e pezullimit të lejes mjedisore, nëse ekziston një e tillë, por edhe për t’u njohur me argumentet e këtij akt pezullimi. Por, ministria e Mjedisit nuk pranoi të japë asnjë shpjegim për këtë./Top Channel

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.