E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sara dhe Endri tregojnë atmosferën e ndërrimit të viteve me bebin e vogël
Publik News

Sara dhe Endri tregojnë atmosferën e ndërrimit të viteve me bebin e vogël

Dyshja nuk nguroi të na tregonte se si ishte atmosfera në shtëpinë e tyre përmes fotove e videove të publikuara në rrjete sociale.

ledri vula sara hoxha (4)

Ishte reperi ai që ndau një foto me Sarën dhe një me Poem Blu, duke shkruar se 2020 ka qenë një vit i vështirë, mirëpo atij i ka sjellë dritën e syve dhe e mbylli me shumë ngrohtësi.

ledri vula sara hoxha (2)

“2020-ta ka qenë e rëndë për të gjithë, e edhe për mu, por në fund më solli një dritë të syve dhe ky vit po përmbyllet me shumë ngrohtësi. Gëzuar për ditë të reja plot shpresë”.

ledri vula sara hoxha (3)

Edhe Sara bëri një urim plotë dashuri për ndjekësit e saj të shumtë në Instagram. Në një selfie përkrah Ledrit, Sara shkruante se 2020 ishte ndryshe, por e veçantë.

“2020 ishe kaq ndryshe, por kaq e veçantë për ne. 2021 qoftë i mbarë për të gjithë ne dhe na sjelltë vetëm të mira! Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve!”, shkroi ajo.

ledri vula sara hoxha (2)

Dhe ëmbëlsira për në fund, Poem Blu Vula. Sikurse e dini vogëlushja ka tashmë një llogari personale në Instagram që menaxhohet nga babi dhe mami e ata kanë bërë një urim edhe nga ana e saj mbrëmjen e djeshme.

ledri vula sara hoxha (1)

Duke postuar një foto të Poemës me dy gishtat lartë (Peace), ata kanë shkruar:

“Dy javët e fundit të vitit 2020 ishin të këndshme, por 2021 do të jetë e mrekullueshme. Unë jam këtu. Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve. Paqe!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.