E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sara  qan në krahët e Bardhit pas përplasjes fizike me Françeskën
Lajme

Sara qan në krahët e Bardhit pas përplasjes fizike me Françeskën

Modelja Sara Gjordeni ka qarë në krahët e Bardhit pas përplasjes fizike që pati me ish-Missin, Françeska Murati në BBV.

sa

Këngëtari iu është drejtuar duke i thënë se ajo është “personi më i mirë në botë për mua”.

Ai theksoi se Sara do të jetë nëna e fëmijëve të tij, duke shtuar se është shembull në Big Brother.

“Ti je personi më i mirë në botë për mua. Ti je nëna e fëmijëve të mi. E di se çfarë shembulli je këtu brenda?”, tha ai.

franceska sara

Debati mes Sarës dhe Françeskës degradoi në ofendime të rënda dhe përplasje fizike, pasi modelja i mbylli derën e banjos ish-Missit dhe tentoi ta shtynte brenda bashkë me të.

Sherri mes dy vajzave, ditën e djeshme, që nisi pjesën e pastërtisë, agravoi në tualet, ku Sara donte ta shtynte Françeskën në banjo bashkë me veten për të shkuar në nominim ‘kokë më kokë’.

Edhe Françeska i është ‘kundërpërgjigjur’ duke e shtyrë Sarën, në mënyrë që të mos përfundonin brenda të dyja.

“Më shtyve, unë do të të nxjerr me zarf të zi se më shtyve”, tha Sara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.