Saranda mbytet nga plehrat, tenderin e pastrimit e fiton kompania e nipit të Sadri Abazit
Kompania KORSEL e cila prej vitesh ka pastruar qytetin e Sarandës, ka humbur në tenderin e fundit për pastrimin e qytetit bregdetar, tender i cili është fituar nga kompania “Alko-Impex General Construcion Shpk” në pronësi të nipit të deputetit socialist Sadri Abazi.
Pas shqetësimeve të banorëve për grumbujt me plehra që kanë pushtuar qytetin bregdetar, Bashkia e Sarandë e drejtuar nga Adrian Gurma ka hapur tender për pastrimin e qytetit me vlerë 55.7 milionë lekë (të reja).
Kësaj thirrje i janë përgjigjur 4 kompani që ofrojnë shërbim në fushën e pastrimit por tre prej tyre janë skualifikuar menjëherë me pretendimin se nuk plotësojnë kriteret e pjesëmarrjes në tender.
Në këtë mënyrë, fituese është shpallur kompania e vetme e mbetur në garë, kompania “Alko-Impex General Construcion Shpk” në pronësi të nipit të Sadri Abazit, Arbër Abazi, me ofertë 48.4 milion lekë (të reja).
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



