E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Satelitët kapin shpërthimin e frikshëm të vullkanit në Tonga
Lajme

Satelitët kapin shpërthimin e frikshëm të vullkanit në Tonga

VIDEO / Satelitët kapin shpërthimin e frikshëm të vullkanit

Shpërthimi i vullkanit në Tonga në Oqeanin Paqësor ishte aq i fuqishëm sa kërpudha e krijuar prej tij u fotografua qartë edhe nga hapësira.

Vullkani shpërtheu mëngjesin e datës 15 janar, ndërsa ai ka qenë aktiv prej muajit dhjetor. Shpërthimi i fundit ka krijuar një cunami gjigant që ka ngritur në këmbë autoritetet e vendit ishullor, ndërkohë që dallgët e mëdha priten që të godasin deri në SHBA.

Autoritetet vendase thanë se tymi toksik i çliruar prej shpërthimit shkoi deri në 20 kilometra lartësi.

Fatmirësisht deri më tani nuk raportohen viktima, ndërsa evakuimet vazhdojnë pasi dallga e madhe e krijuar prej vullkanit nuk ka goditur ende plotësisht ishullin në verilindje të Zelandës së Re.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.